Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, në senacën që po mbahet për rritjen e çmimeve, ka kritikuar opozitën, kinse ata po tentojnë të keqinformojnë qytetarët, raporton InLajmi.
“Kjo seancë e thirrur nga opozita, tregon se po tentojnë të thonë kinse Qeveria nuk po interesohet. Seancat po thirren në kohë të papërshtatshme”, u shpreh ajo.
Ajo ka thënë se të gjitha pakot e ndihmave të rimëkëmbjes që nga fillimi I pandemisë janë mbledhur dhe janë shpërndarë.

“Fakti se konfirmohet se askush nuk është i paprekshëm, përfshirë policinë, tregon seriozitetin e kësaj qeveria. Kjo seancë e thirrur nga opozita po synon të keqinformojë.Nga fillimi i pandemisë e deri më tani pakot e ndihmave të rimëkëmbjes janë mbledhur dhe janë shpërndarë. Qeveria ka ndarë 3.5 milionë euro për mbështetjen e atyre që kanë humbur vendet e punës dhe familjarët nga Covid-19”, tha ajo./InLajmi/




















