Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se të hënën së bashku me anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, kanë mbajtur mbledhje ku diskutuan për zhvillimet politike në vend, rajon dhe Evropë, përcjell InLajmi.
Tutje ai ka thënë se situata e sigurisë, kriza ekonomike, shqetësimet e qytetarëve në raport me rritjen e çmimeve të produkteve, janë tema që duhet të trajtohen seriozisht dhe me prioritet.
Krasniqi ka njoftuar se përgatitjet për themelimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë janë duke u finalizuar.
Postimi i plotë i tij:
Dje, në një takim të përbashkët me anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, disktuam për shumë tema të interesit qytetar, shtetëror e partiak.
Zhvillimet politike në vend, rajon dhe Evropë, situata e sigurisë, kriza ekonomike, shqetësimet e qytetarëve në raport me rritjen e çmimeve të produkteve, janë tema që duhet të trajtohen seriozisht dhe me prioritet.
Bashkë folëm edhe për përgatitjet rreth themelimit të Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, i cili do të finalizohet së shpejti. Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës në Kosovë, mbetet e përkushtuar që krahas reformave dhe angazhimit të bazuar në kompetencë, të ofrojë alternativa të mirëfillta qeverisëse e transformuese për vendin./InLajmi/