Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se qeveria e Kosovës duhet të marrë veprime për të ndihmuar qytetarët në këtë krizë të rritjeve të çmimeve.
Thotë se qytetarët e Kosovës do të duhej të kishin mundësinë që të mos paguanin këstet e kredive prej prillit deri në muajin qershor.
Deklaratat Krasniqi i bëri duke folur për krizën aktuale me rritjen e çmimeve.
“Duhet me u heq TVSH-ja për një periudhë të caktuar nga produktet esenciale. Hiqe TVSH-në prej miellit, prej qumështit, prej vajit, prej orizit, sepse janë domosdoshmëri të momentit”, tha Krasniqi në emisionin Pressing
“Unë mendoj se në këtë moment duhet me shku deri në nivelin e veprimeve që s’janë marrë më herët sepse situata është e tillë, është e jashtëzakonshme pothuajse, dhe ta zëmë me shpallë mundësinë me Bankën Qendrore, që njerëzve me ua mundësua 3 muajt e ardhshëm, në prill, maj dhe qershor, mos me i paguar kreditë. Me u shty 3 muaj në fund por këta 3 muaj me pas mirëkuptim me bankat, me gjet mundësinë si mos me u ndikuar negativisht por për 3 muaj njerëzit me pas hapësirë që ato këste të kredive me i shpenzuar për mirëqenie të tyre sepse pasiguria është rrit”, shpjegoi Krasniqi.