Kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se është takuar me Zëvendësdrejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Afërdita Thaçi, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka njoftuar se në këtë takim u nënshkrua marrëveshja për një memorandum bashkëpunimi mes kësaj agjencie dhe Komunës së Deçanit.
Tutje ai ka thënë se kompletimi i sistemit të adresave në Kosovë do të bëhet në bashkëpunim me AKK-në.
Postimi i plotë i tij:
Sot pata kënaqësinë të pres në takim zv. Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Afërdita Thaçi, me të cilën nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Komunës së Deçanit për Kompletimin e Sistemit të Adresave në Territorin e Komunës.
Kompletimi i sistemit të adresave në Kosovë, do të bëhet në bashkëpunim të përbashkët të AKK-së dhe komunave, të mbështetur nga “Projekti i Kadastrës së Patundshmërive dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore” (REGIP) të Bankës Botërore.
I falënderoj për bashkëpunimin!/InLajmi/