Janë dërguar në gjykatë 50 personat e arrestuar dje në aksionin “Pika”, i realizuar në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.
Seanca dëgjimore është paraparë të fillojë në orën 10:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, përcjellë Gazeta Express
Në mesin e 50 të arrestuarve janë 2 udhëheqësit e pikave kufitare Qafë Prush dhe Qafë Morinë si dhe 2 oficerë doganorë, të tjerët janë policë kufitarë.