Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me i butë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shtresave të larta. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me ngrica. Gjatë dites priten erëra nga perëndimi dhe jugperëndimi të cilat do të ndikojnë në rritjen e temperaturave. Ajo maksimale pritet arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet mot pak më i ngrohtë, me rreze diellore dhe vranësira lokale.
Të mërkurën në Kosovë pritet mot i ngjashëm, por pasdite dhe në mbrëmje priten riga lokale shiu.
Në viset tjera pritet mot i ngjashëm dhe relativisht i ngrohtë, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e enjta ulje e sërishme e ndejshme e temperaturave, por i ftohti sipas të gjitha gjasave do të jetë i thatë. Mundësia për reshje bore është zvogëluar.