Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në seancën e thirrur në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për rritjen e çmimeve k kritikuar Qeverinë Kurti se nuk është duke punuar si dhe sa duhet për të menaxhuar këtë situate të rritjes së çmimeve, raporton InLajmi.

Derisa po fliste, Abdixhiku në një moment i drejtohet kryeministrit Kurti duke i thënë: Kryeministër, të lutem lidhe zëvendëskryeministrin, trego respekt minimal në fjalim, mund ta bëjmë edhe ndryshe, por e keni mundësinë këtu në mikrofon në mënyrë tolerante të diskutoni. Lidhe!.
Ndaj Abdixhikut ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Shembullin e tolerancës dhe të kulturës së pari duhet ta japë individi vet”, deklaroi Konjufca./InLajmi/





















