Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve, nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjellInLajmi.
Ndërkohë sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 633.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.818.098 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 98.717 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.
Në total numri i rasteve aktive është 633./InLajmi/