Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për media të mbajtur këtë të hënë është pyetur edhe sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, raporton InLajmi.
Se a duhet të lejohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, deputetja Deliu –Kodra dha këtë përgjigje.
“Pres të ketë një koordinim më të mirë të qeverisë lidhur me krerët e tjerë të opozitës dhe faktorë të tjerë lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë”,tha shkurt Deliu-Kodra.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës pati deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, nuk u mohohet serbëve, por ajo mund të bëhet vetëm përmes Zyrës ndërlidhëse dhe Postës. /InLajmi/