Sonte do të mbahet koncerti i shumëpritur i Malumas që zhvillohet në Tiranë.
E tashmë kur gjithçka është gati, artisti nga Kolumbia ka mbërritur tashmë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur personalisht artisti, ku përmes një postimi në “Instastory”, ka publikuar një foto nga makina ku i ka vendosur lokacionin e kryeqytetit shqiptar, Tiranë.
Ky koncert po zhvillohet në kuadër të turneut evropian “Papi Juancho”, ku artisti e ka nisur prej disa ditësh.
Pas Tiranës, turneu i tij vazhdon edhe në qytete të tjera të Evropës.
Në këtë koncert, përveç Malumas, marrin pjesë edhe 2 artistët shqiptarë, Ronela Hajati dhe Elgit Doda, të cilët do të hapin koncertin e yllit latin, përpara se ai të nisë performancën e tij, shkruan Lajmi.net.
Ndër të tjera, organizatorët e spektaklit, para disa ditësh gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, kanë rrëfyer se artisti ka pranuar të jetë prezentë në Tiranë, pas disa kushteve interesante që duhej plotësuar, përfshirë edhe një tavolinë ping-pong.