Ka përfunduar raundi i 4-të i bisedimeve të mbajtura këtë të hënë në mes tës Rusisë dhe Ukrainës, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, përmes rrjeteve sociale, i cili ka theksuar se kanë qenë bisedime të vështira.
“Negociatat, raundi i 4-të. Për paqen, armëpushimin, tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe garancimin e sigurisë. Diskutim i vështirë! Edhe pse Rusia e kupton marrëzinë e veprimeve të saj agresive, ajo ende ka një iluzionin se 19 ditë dhunë kundër qyteteve paqësore ukrainase është strategjia e duhur”, ka shkruar Podolyak. /InLajmi/