Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Fifi, ka qenë një ndër banoret më të përfolura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, përcjell InLajmi.
Sa ishte brenda u përfol për ‘’lidhjen e saj’’ me futbollistin Granit Cana, por që në fund doli se ishte vetëm një miqësi e fortë mes tyre.
Ndërsa pak kohë nga dalja e saj prej shtëpisë së Big Brother, Fifi ka nisur një lidhje të re dashurie.
Ajo këtë lidhje e ka krijuar me biznesmenin e njohur nga Shqipëria, Adis Patushi, e që është ish-burri i modeles së famshme, Adrola Dushi me të cilën ka edhe një djal.
Çifti kanë ndarë një fotografi të përbashkët me publikun në të cilen artistja shfaqet duke marrë një përqafim nga Adisi.
“E dua dashurinë tonë”, ka shkruar ajo./InLajmi/