Këngëtari shumë i dashur për publikun, Dani ka publikuar një këngë me Eni Kocin, shkruan InLajmi.
Kënga titullohet “Vonë” dhe flet për një dashuri të humbur.
“Ku e le ti dashninë tane”, është refreni kryesor i këngës.

Kënga është shkruar nga Genc Pervlukaj.

Kujtojmë se tani po hyjmë në sezonin e verës dhe pikërisht për këtë arsye këngët e tilla i duhen kësaj periudhe dhe pëlqehen shumë nga publiku, e duke qenë se kjo këngë është edhe mjaft ritmike ka arritur deri tani të marrë shumë komente pozitive nga publiku.
Ndryshe të 2 këngëtarët njihen për hitet e panumërta. /InLajmi/
