Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve, nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjellInLajmi.
Ndërkohë sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 637.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.741 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096./InLajmi/