Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “disa në Perëndim duan që 4 vendet e BE-së, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Greqia ta njohin Kosovën, në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në NATO”.
Kreu i të shtetit serb, në TV Pink tha se “këtë tashmë e ka konfirmuar edhe ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea”.
Këto komente Vuçiq i bëri pasi u pyet se si e komenton faktin se Shea ka thënë se duhet të pajtohen edhe 4 vende të NATO-s që Kosova të anëtarësohet në Aleancën Veri-Atlantike, transmeton Klankosova.tv.
“Ata duan ta shtyjnë atë ide, por nuk mendoj se është reale tani, nuk kanë nevojë për Serbinë si kundërshtare sepse nuk kanë nevojë për ndonjë problem diku tjetër. Por kjo ide ekziston. Historinë për NATO-n dhe Kosovën nuk e kam shpikur unë”, shtoi ai.