Këngëtari me famë botërore, Maluma, do të mbajë një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë nesër, përcjell InLajmi.
E ky koncert është organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Koncerti i Malumës ishte paraparë të mbahej më herët, mirëpo për shkak të pandemisë ishte anuluar.
E për koncertin që mbahet nesër thuhet se kostoja e tij ka kaluar 700 mijë euro.
E në lidhje me këtë ka reagur edhe Stresi, i cili ka thënë se populli nuk ka bukë për të ngrënë dhe kostoja e koncertit ka shkuar mbi 700 mijë euro organizim.
Ai ka kërkuar të bojkohet ky koncert. /InLajmi/