Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka njoftuar se në Shqipëri ka arritur familja e parë ukrainase për t’u strehuar, përcjell InLajmi.
Familja ukrainase përbëhet nga 2 prindërit dhe 2 fëmijët e tyre, të cilët ikën nga lufta në Ukrainë.
Ministrja ka theksuar se mikëpritja shqiptare nuk zhgënjen.
Ndryshe edhe kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Shqipëria është e gatshme të strehojë refugjatë ukrainas dhe t’u ofrojë atyre mbështetje.
Postimi i plotë i saj:
Ikur nga tmerri i luftës, familja nga Ukraina mbërrin në Tiranë.
Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen!
Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj
#standwithukraine /InLajmi/