Gazetarët nuk do të lejohen më të hyjnë në qytetin e Irpin, afër Kievit, tha kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Markushyn, pas vdekjes së gazetarit amerikan Brent Renaud në qytet më herët sot, transmeton InLajmi.
“Duke filluar nga sot, ne po ndalojmë hyrjen e gazetarëve në Irpin. Ne duam të shpëtojmë jetën e tyre dhe të mbrojtësve tanë,” tha Markushyn, shkruan BBC.
Ai gjithashtu u bëri thirrje gazetarëve dhe civilëve ukrainas që të mos postojnë informacione në internet për personelin ushtarak, pajisjet e tyre ose ndonjë gjë që mund të tregojë vendndodhjen e tyre. /InLajmi/