Në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit, i cili ka qenë nën bombardime pa shërbime dhe furnizime thelbësore për gati 2 javë, këshilli i qytetit thotë se 2.187 banorë tani dihet se janë vrarë, transmeton InLajmi.
Zyrtarët lokalë thanë se kishte pasur të paktën 22 sulme ruse në qytet gjatë ditës së kaluar.
“Njerëzit janë në një situatë të vështirë prej 12 ditësh. Nuk ka energji elektrike, ujë dhe ngrohje në qytet. Nuk ka pothuajse asnjë komunikim me celular. Rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit po mbarojnë”, thuhet në një deklaratë.
Forcat ruse kanë kapur periferinë lindore të qytetit, shkruan BBC.
Fotot e fundit satelitore tregojnë dëme të mëdha në infrastrukturën rezidenciale dhe civile. /InLajmi/




















