Kryqi i Kuq u ka kërkuar të gjitha palëve në konfliktin në Ukrainë që të arrijnë një marrëveshje për ndihmën humanitare, në Mariupol, transmeton InLajmi.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira në luftime që të vendosin imperativat humanitare në radhë të parë”, tha Peter Maurer, president i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
“Njerëzit në Mariupol kanë duruar një makth. Kjo duhet të ndalet tani. Siguria e tyre dhe aksesi i tyre në ushqim, ujë dhe strehim duhet të garantohet.”
Pensionistët dhe fëmijët njësoj, si dhe stafi i KNKK-së, po strehohen në bodrumet e pa ngrohura në Mariupol, tha një deklaratë nga ICRC.
Organizata bamirëse bëri thirrje për një marrëveshje konkrete, të saktë, vepruese, që do të zbatohej “pa vonesë” në mënyrë që civilët të mund të arrijnë sigurinë dhe u kërkoi forcave ushtarake të respektojnë armëpushimin dhe t’u japin banorëve kohë për t’u larguar, shkruan BBC.
Ai u bëri thirrje të 2-ja palëve që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të mos synojnë infrastrukturën civile, spitalet apo personelin mjekësor. /InLajmi/