Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha të dielën se ai është i shqetësuar për mundësinë e përdorimit të armëve kimike ose biologjike nga Rusia në Ukrainë, transmeton InLajmi.
“Po, sigurisht, ne jemi të shqetësuar për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë”,tha Klitschko.
“Tani për tani, ne shohim mijëra civilë dhe gjithashtu fëmijë të vdesin,” tha ai. “Kjo luftë është kundër të gjithë popullsisë ukrainase.
Ndërsa SHBA-ja deri më tani nuk ka paraqitur asnjë provë se Rusia ka në plan të përdorë armë kimike në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë, veçanërisht sekretarja e shtypit Jen Psaki, ka paralajmëruar se armët mund të përdoren në këtë konflikt.
Të premten, presidenti Joe Biden i tha CNN se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse ata përdorin armë kimike në Ukrainë. /InLajmi/