Gazetari i New York Times, Brent Renaud ka humbur jetën gjatë raportimin në Ukrainë.
“Korrespondenti 51-vjeçar i New York Times u vra sot në Irpin. Një tjetër reporter u plagos. Ata po përpiqen t’i nxjerrin nga zona e luftimeve”, shkruan La Republica.
Ai është fitues i çmimit ‘Pulitser’ në gazetari, transmeton CNA.al
Kjo e diel shënon ditën e 18-të të luftës në Ukrainë, ndërsa situata sa vjen e tensionohet edhe më shumë.