Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në një zonë malore në fshatin Hajvali, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën InLajmi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë mënjeherë njësitet e nevojshme policore.
Gjithashtu Ahmeti theksoi se në lidhje me mjetin shpërthyes janë njoftuar ekipet e FSK-së dhe KFOR-it.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një zonë malore në fshatin Hajvali.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, për të siguruar zonën në fjalë.
Në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), janë njoftuar edhe ekipet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat poashtu ndodhen në vendngjarje.
Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë. /InLajmi/