Një sulm masiv me rakta është kryer ndaj konsullatës amerikane në qytetin Erbil në Irak, qytetet i qeverisur nga autoritetet kurde autonome. Nuk ka raporte për të viktima tani për tani por shpërthimet ishin masive sipas dëshmitarëve.
Sipas raporteve nga Kurdistani autonom nuk dihet saktësisht nëse konsullata amerikane ishte caku por rajoni përreth saj ishte është goditur me 5 raketa që ishin lansuar nga drejtimi i Iranit.
Nuk është e qartë ende se kush ka sulmuar. Irani tashmë ka kërcënuar me hakmarrje ditëve të fundit pas vdekjes së 2 oficerëve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në një sulm të pretenduar se u krye nga Izraeli në Siri javën e kaluar.
Grupe paramilitare të mbështetura nga Irani ishte raporturar se kishin pasur cak bazën Al-Tanf, ku qëndrojnë trupa të SHBA-së në tetor të vitit të kaluar si hakmarrje pas një sulmi ajror në Siri që thuhet se u krye nga Izraeli ndaj forcave të mbështetura nga Irani, transmeton Gazeta Metro.
Sipas autoriteteve kurde nuk ka viktima dhe të plagosur nga sulmi, megjithëse raportohet se ka dëme të mëdha materiale.