Ylli i Sherlock dhe pretendenti për Oscar, Benedict Cumberbatch ka pohuar se po mendon t’i hapë dyert e shtëpisë së tij për refugjatët ukrainas, transmeton InLajmi.
Më herët gjatë ditës së sotme, Sekretari i Strehimit Michael Gove nisi skemën Homes for Ukraine, duke u bërë thirrje familjeve britanike që t’i ofrojnë një dhomë ose banesë rezervë një individi ose familjeje që ikën nga pushtimi rus i Ukrainës.
Duke folur në tapetin e kuq, përpara ndarjes së çmimeve të filmit Bafta të së dielës, Cumberbatch, i cili kishte veshur një distinktiv me ngjyrat e flamurit ukrainas tha se shpresonte të pranonte një familje ukrainase, shkruan BBC.
“Ajo që ne të gjithë duhet të bëjmë është të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi politikanët tanë për aq kohë sa shkon kriza e refugjatëve, të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi regjimin e Putinit, të vazhdojmë të ndihmojmë në çfarëdo mënyre që mundemi, qoftë kjo nëpërmjet donacioneve apo strehimit të refugjatëve. të gjitha këto që unë jam duke kërkuar t’i bëj dhe i kam bërë”, tha ai. /InLajmi/