Yjet e showbiz-it u shfaqën me pamje mahnitëse të dielën në një nga ngjarjet më të vlerësuara të filmit “BAFTA 2022”, transmeton InLajmi.
Në mesin e atyre që kalun në tapetin e kuq ishin Lady Gaga, Daisy Ridley, Florence Pugh dhe Lucy Boynton.
Nga të gjithë më shumë ra në sy, 35-vjeçarja, Lady Gaga e cila u paraqit mahnitëse në tapetin e kuq, me një fustan të zi kombinuar me një çantë të zezë dhe xherdan, shkruan Daily Mail.
Ky event është duke u mbajtur në Royal Albert Hall të Londrës. /InLajmi/