Arsenali i Mikel Artetas po vazhdon me formën e jashtëzakonshme në Premier Ligë. Ata kanë arkëtuar 3 pikë të reja në xhiron e 29-të duke triumfuar ndaj Leicester Cityt në “Emirates” me rezultat 2-0.
Nga një gol në secilën pjesë mjaftuan që vendasit të realizojnë fitoren e 5-të në 5 ndeshjet e fundit dhe kështu morën vendin e 4-të në renditjen tabelare.
Ishte Thomas Partey ai i cili realizoi golin e parë pas vetëm 11 minutave lojë dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e 2-të vazhdoi paraqitja e mirë e lojtarëve të Artetas që gjetën edhe golin e 2-të në minutën e 59’ derisa realizues ishte Alexandre Lacazette, shkruan Indeks Online.
Tani pas kësaj fitoreje, Arsenali ka 51 pikë në vendin e 4-të dhe ka 3 ndeshje më pak të zhvilluara.