Anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk, ka bërë të ditur se është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian të heq vizat për Kosovës si dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin shtetësinë e Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani, e ka falënderuar për këtë mesazh.
“Faleminderit Ilhan Kyuchyuk për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. E lumtur që të takova në Forumin Diplomatik në Anatlia”, ka shkruar Osmani./InLajmi/