Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 748, përcjell InLajmi.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.973.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 350 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të./InLajmi/