Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve, nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjellInLajmi.
Ndërkohë sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes, derisa në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 709.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.
Në total numri i rasteve aktive është 709./InLajmi/