Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve në Kosovë janë shënuar 2 raste të vdekjes, përcjellInLajmi.
Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të dhe janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër COVID-19.
Nndërkohë gjatë 24 orëve, nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./InLajmi/