Në Fushë Kosovë, gjegjësisht në fshatin Harilaq, një shofer i një veture ka shkelur një këmbësore, e cila ishte shtetase e Sirisë, përcjell InLajmi.
Personi i dyshuar, siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh është arrestuar.
Ndërkohë me tu njoftuar për këtë rast, ekipi mjekësorë dhe prokurori i shtetit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes derisa është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Aksident trafiku me fatalitet
Fshati Harilaq, Fushë Kosovë .Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./InLajmi/




















