Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky u bëri thirrje nënave ruse, përmes një videoje, që të mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre në fushën e betejës dhe të ushtrojnë vigjilencë për vendndodhjen e tyre.
“Dua t’ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj. Mos tu besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje, ose kushte jo luftarake. Të veprojnë menjëherë nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë”,tha ai, transmeton Klankosova.tv
Fjalimi i tij vjen pasi Rusia pranoi për herë të parë të mërkurën praninë e rekrutëve në radhët e forcave të saj në Ukrainë, shumë prej të cilëve nuk ishin të trajnuar për betejë, dhe njoftoi se një numër prej tyre ishin zënë rob.


















