Vazhdon të jetë i lartë numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës për ngasësit të cilët nuk po i respektojnë rregullat e komunikacionit në vend, ku vetëm për 24 orë janë shqiptuar 1.872, përcjell InLajmi.
Kjo bazuar në statistikat e policisë gjatë 24 orëve.
Ndërsa ajo që bie në sy, është se tash pas lehtësimit të masave kundër koronavirusit ka rënë thuajse krejtësisht numri i gjobave për ata që nuk i respektojnë rregullat anti-Covid19, ku gjatë 24 orëve vetëm një person është gjobitur.
Tutje, sipas policisë, së fundmi kanë qenë 52 aksidente me dëme materiale, derisa një me fatalitet. /InLajmi/