Pas hat-trickut në derbin ndaj Tottenham Hotspur, Paul Pogba tha se Ronaldo është sulmuesi më i mirë në histori.
Mesfushori Pogba mbeti i mahnitur nga shoku i tij i skuadrës, pas fitores 3:2 ndaj Tottenhamit.
Sipas Pogbas, Ronaldo e bëri punën që di ta bëjë më së miri.
“Ne i lënduam ata në momentet e duhura dhe Ronaldo bëri atë që bën më së miri”, tha Pogba.
“Ju keni sulmuesin më të mirë në histori në ekipin tonë, ai nuk mund të jetë problem”, vazhdoi mesfushori.
Ai gjithashtu tha se Ronaldo nuk ishte në ndeshjen e fundit, por me rikthimin e tij ai shënoi 3 gola.
“Të gjithë e njohin Cristianon – nuk ka nevojë të flasim për të. Kështu bën ai. Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit, por rikthehet dhe shënon tre gola”, tha Pogba trasmeton Lajmi.net.
Me shënimin e tre golave Ronaldo ulë presonin e shfaqur ndaj tij.