Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama së fundmi ka deklaruar se paketa e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike, por edhe të luftës në Ukrainë, mbi çmimet po merr formë përfundimtare, përcjell InLajmi.
Rama përmes rrjeteve sociale, më tej tha se në kuadër të krizës ekonomike qeveria shqiptare është duke e përgatitur një paketë rezistence sociale për të përballur krizën e çmimeve.
Pak orë më parë, Rama ka njoftuar se nga kjo e shtunë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit do të kalojë në filtër fitimin e çdo kompanie karburanti.
Ndryshe, këtë të shtunë në orën 11:00 të nisë një tjetër protestë para kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve./InLajmi/