Rusia ka hyrë në ditën e 17 të sulmeve në Ukrainë, derisa po vazhdon me të njëjtin avaz, përcjell InLajmi.
Avokati, Arianit Koci, së fundmi e ka komentuar situatën në Ukrainë derisa ka thënë se Rusia ka shumë teknikë ushtarake, pak motiv e ushtarë profesionalë.
Më tej, Koci ka deklaruar se pikërisht kjo është arsyeja pse okupimi i Ukrainës nuk po shkon sipas planit të Rusisë.
E lidhur me këtë ngjarje, Koci tha se e njëjtën situatë e edhe Serbia me Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Rusia ka shumë teknikë ushtarake, e pak motiv dhe ushtarë profesional.
Ironike a?
Kjo është arsyeja që okupimi i Ukrainës, nuk po shkon sipas planit të Putinit.
Ngjashëm është edhe situata jonë me Serbinë. Madje, shumë më e mirë në favor të Kosovës.
Të gjithë ata defetista që mendojnë që Serbia është shumë e fortë për Kosovën, e kanë gabim.
Kemi motiv të madh me e mbrojtë vendin tonë./InLajmi/




















