Deputetit i Aleancës për Ardhmrinë e Kosovës, Daut Haradinaj, nuk la pa reaguar pas homazheve që ministri serb i Mbrojtjes bëri për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq për nder të përvjetorit të vdekjes së tij, përcjell InLajmi.
Ai quajti kriminel tanimë të ndjerin Millosheviq dhe nuk kaloi pa përmendur solidarizimin e shtetit serb me agresionin rus, krejt kjo sipas tij tregon shumë e më së mirë e tregon se sa larg botës normale është Serbia.
Kurse si përfundim ai ka mbyllur këtë më shpresen së të gjithë duhet ta njohin shtetin serb ashtu si e njeh Kosova.
Postimi i plotë i tij:
I mjerë është ai vend ku ministri i Mbrojtjes e nderon një kriminel lufte. I mjerë është ai vend që solidarizohet me krimet e Putinit në Ukrainë.

Kjo flet se sa larg botës normale është Serbia!
Shpresoj që më në fund, Serbinë do ta njohin edhe të tjerët ashtu siç e njohim ne.
Jam krenar që populli ynë është rreshtuar me Amerikën dhe NATO. /InLajmi/