Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë nga 1.005 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ndërkohë janë shëruar 81 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.973.
Ndryshe, gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi, derisa në total numri i rasteve aktive është 748.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 350 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 1.005 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 81 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.973.
Në total numri i rasteve aktive është 748./InLajmi/