Nëse Rusia vazhdon kampanjën e saj të bombardimeve në Ukrainë, atëherë sanksionet që janë vendosur asaj “nuk janë të mjaftueshme”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë të premte.
Në një adresim përmes videos nga rrugët e Kievit, Zelensky tha se sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë duhet të jenë më të forta, shkruan CNN.
Duke iu referuar takimit të së enjtes të liderëve të BE-së në Versajë, Zelensky tha se Ukraina i njeh liderët “që na mbështetën dhe ata që heshtën, dhe u përpoqën të zbusin fjalët për ta bërë atë të pamjaftueshme për Ukrainën, për Evropën dhe për lirinë e përbashkët tonë”, transmeton Gazeta Express.
“Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për ne, për Ukrainën dhe për veten. Ne jemi duke e pritur atë”, tha ai.