Bombat ruse po godasin pandërprerë aeroportet në pjesën perëndimore të Ukrainës, në afërsi të qyteteve Lutsk dhe Ivano-Frankiivisk.
Këto zona janë larg vendit ku janë të stacionuara trupat ruse, ku shumica e pjesës perëndimore e Ukrainës ka mbetur e paprekur deri më tani
Ndryshe Ukraina ka hyrë në ditën e 16 të agresionit rus, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër dje në Turqi janë takuar ministri i Jashtëm ukrainas dhe ai rus, për të diskutuar për situatën në Ukrainë dhe për arritjen eventuale për armëpushim.