PSD këtë të premte ka mbajtur një aktivitet në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë, me moton “Na krypët”, raporton InLajmi.
Përmes këtij aktiviteti, Nol Nushi nga kjo parti tha se po e transmetojnë mllefin e qytetarëve ndaj Qeverisë së Kosovës e cila ka krijuar pritje të mëdha dhe të cilat nuk po i zbaton.
“Jemi këtu të bëjmë thirrje që kjo qeveri të ndërhyjë sa më parë, në të kundërtën do të organizojmë një kundërshtim popullorë “,tha ai./InLajmi/