Zëvendës-ministri I Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se për shkak të lëvizjes së çmimeve, kanë marrë vendim që të ulin çmimoren për transportin nëdrurban, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se çmimet për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët do të përgjysmohen me çmimin aktual të biletës.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se kjo çmimore do të hyjë në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës
Njoftimi i plotë i tij:
Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritët që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale.
Kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës./InLajmi/