Shumë pronar të marketeve në vendin tonë, duket se kanë përfituar mjaft shumë ditët që janë rritur çmimet e produkteve ushqimore, sidomos të vajit, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë çështje, ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, Valon Prestreshi, ka bërë një përllogaritje se sa kanë fituar tregtarët pas rritjes së çmimit të vajit.
Ai ka shkruar se fitimet e tregtarëve në Kosovë në 2-3 ditët e fundit llogaritet të jenë rreth 2.05 milionë euro.
“1.000.000 shishe vaj, me çmim blerës 1.45 dhe çmim shitës 3.5. Marzh fitimi bruto, 2.05milion. Mi fitu 2.05 milion për 2-3 ditë, çdo biznesmen, nuk ta bo llaf me hi nburg për nja 2 vjet. Por ktu duhet me bo shteti diçka tjetër. Ata e din veç Autoriteti i Konkurrences”, ka shkruar Prestreshi./InLajmi/