Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë ka ndërruar jetë një person nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Ndërkohë deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2, derisa deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër koronavirusit.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër koronavirusit, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës./InLajmi/