Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka njoftuar këtë të premte se Mali i Zi i ka lehtësuar masat kundër koronavirusit, për shqiptarët, përcjell InLajmi.
Kjo Ministri përmes rrjeteve sociale njoftoi më tej se qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirishëm në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me koronavirus.
Ndërsa Shqipëria vazhdon të mbajë në fuqi masën për paraqitjen e testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, për hyrjet në vend.
Ndryshe, Ministria për Evropën po ashtu ka publikuar një link ku qytetarët mund të konsultohen për të gjitha udhëtimet jashtë vendit./InLajmi/
Linku këtu: