Jo shumë kohë më parë ish qeverisja e Shpend Ahmetit i pati vendosur disa pengesa brenda rreth rrotullimit në lagjen “Arbëria”, derisa nuk shkoi shumë kohë e po largohen nga qeverisja e kryetarit, Përparim Rama, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije, Drejtori i investimeve kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi.
Pengesat sipas drejtorit Xhaferi u larguan nga rreth rrotullimi në lagjet “Arbëria”, rruga B që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”.
E arsyeja pse po largohen këto pengesa sipas drejtorit Xhaferi janë ankesat e qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Sot filluam largimin e pengesave brenda rrethrrotullimit në Arbëri, e njëjta do të ndodhë edhe për pengesat brenda rrethrrotullimit tek rruga B, që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”.
Kemi marrë shumë ankesa për këto,madje ishte edhe vendimi i parë i Task -Forcës për komunikacion për largimin e tyre.
Do të vazhdojmë edhe me shumë aksione të tilla, për ta liruar komunikacionin dhe për të bërë zgjidhje për të.
S’bashku do t’ia dalim!/InLajmi/