Përbërësit
7 copa mish i freskët
1 kokë lakër
2 qepë
2 karrota
4 lugë salce domatesh apo hajvar
kripë
piper i kuq
Piper te zi
pak vaj
Hapat
Së pari qërojme qepen, karrotat dhe i presim
Në tenxheren ku do të ziejme lakrat, vendosim vajin dhe hedhim perimet e grira, i kavërdisim derisa ato të zbuten
Pastaj shtojme copat e mishit (sipas dëshires ato mund t’i prejmë dhe ne kube), mbulojmë tenxheren dhe e leme të zieje në zjarr ngadale, shkruan Receta Shqiptare.
Pastaj marim lakren e pastrojme dhe e presim në copa të vogla, dhe të gjithën e shtojme në tenxheren e përgaditur me perimet dhe mishin,në tenxhere shtojme tre gota uje, dhe ashtu tenxheren të mbuluar me kapak e leme të zieje ngadalë derisa të shohim që lakrat janë zbutur dhe kanë mare ngjyren e kuqerremte (përafersisht 2 ore)