I dërguari ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya gjatë fjalimit dënoi Rusinë, për gënjeshtrat e saj dhe krimet e luftës që ajo po bën, transmeton InLajmi.
“Cili do të jetë objektivi i radhës? Edhe një maternitet?” tha ai. “Trupat ruse i kanë goditur tashmë të gjitha këto vende.”
Kyslytsya foli për Mariupolin, qytetin bregdetar jugor, i cili është nën sulm pothuajse të vazhdueshëm nga forcat ruse, shkruan CNN.
“Sulmet ajrore dhe granatimet pa dallim të Rusisë pothuajse kanë shkatërruar Mariupolin dhe kanë vrarë 1.582 banorë civilë të atij qyteti, sipas administratës lokale,” tha ai.
“Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, njerëzit po varrosen në varre masive në qytetet e Ukrainës”. /InLajmi/