Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe ata të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, këtë të premte kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, raporton InLajmi.
Kryetari Adnan Rrustemi, nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit tha se këtë të premte u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ku dëshmon se do të rritet edhe më tej bashkëpunimi.
“Unë sot në emër të komisioni pata kënaqësinë të pres kryetaren e komisionit në kuadër të një vizite ndërinstitucionale. Sot nënshkruam memorandum që përcakton bashkëpunimin ndërmjet 2 komisioneve”,tha ai.
Në anën tjetër kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Shqipërisë, Klotilta Pushka, tha se është kënaqësi që sot gjenden në Kosovë për një nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
“Është kënaqësi të komisionit të ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë që jemi në vizitë punë. Sot për më pak se 4 javë ne konkretizojmë gjithë diskutimet tona për bashkëpunim që lidhin çështjen e marrëveshjeve anë e mbanë kufirit”,ka thënë Pushka./InLajmi/